Kurtishaj: Kandidimi im për deputet në PDK, ka rëndësi të veçantë për sektorin privat dhe punësimin e të rinjëve

Për herë të parë po i hyn garës për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Është ky biznesmeni dhe kryetari i Transportit Rrugor të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj.
Kurtishaj është në listën e PDK-së për zgjedhjet e 14 Shkurtit, teksa përmes një postimi ka falënderuar të gjithë që i dhanë përkrahje ndër vite.
Ai ka thënë se pas suksesit në sektorin privat dhe në fushën e turizmit, kandidimi i tij, ka rëndësi të veçantë, për sektorin privat dhe punësimin e të rinjëve, e kjo bëhet përmes programit të Rimëkëmbjes.
Ky është postimi i plotë i Kurtishajt:
Të dashur familjarë e të nderuar miq e shokë, përkrahja Juaj ka qenë e madhe ndër vite, andaj në pamundësi për t’ju falenderuar të gjithëve një nga një, ju falenderoj përzemërsisht, për përkrahjen tuaj të vazhdueshme.
Pas sukseseve në sektorin privat në fushën e turizmit, kandidimi im për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka rëndësi të veçantë përveç tjerash për sektorin privat dhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave në vendin tonë.
Vazhdojmë së bashku për rimëkëmbjen e Kosovës, andaj po kërkoj votën dhe përkrahjen tuaj duke qenë një prej zërave më të fuqishëm më Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Me shumë respekt për Ju!
