Kurtishaj kandidon për kryetar të degës së PDK-së në Suharekë
Biznesmeni i njohur nga Suhareka, Ruzhdi Kurtishaj është nominuar për kryetar të degës së PDK-së në këtë komunë.
Ka qenë nëndega e Greikocit që e ka nominuar Kurtishajn si kandidat për kryetar të degës në nivel më të gjerë.
Zgjedhjet e brendshme të Dekadës së Re në Suharekë mbahen me 14 prill ndërsa Kurtishaj vlerësohet një nga favoritët për këtë pozitë drejtuese.
“Të dashur, anëtarë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Therandë,
Ju njoftoj se sot Nëndega e PDK së në Greikoc, ka shpallur kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Therandë në zgjedhjet e brendshme të Dekadës së Re me datë 14 prill 2019!
I ftoj delegatët e degës së PDK-së në Therandë që mos të jenë indiferente ndaj zhvillimeve të brendshme në parti, por të jenë aktivë që ta kurorëzojmë fitoren e parë në Therandë me Dekadën e Re dhe mua si Kryetar të Degës.
Edhe në të kaluarën PDK-ja ka ditur të tregoj se është e aftë për tu transformuar që të mund t’i adresoj sfidat e kohës, prandaj jam optimist se Dekada e Re do të sjellë ndryshimet e merituara për të realizuar një qeverisje të pastër për qytetarët e Therandës.
Gara brenda PDK-së, Dega në Therandë, tregon unitetin e brendshëm që karakterizohet me zhvillimin e demokracisë së brendshme” shkruan Kurtishaj në njoftim.