Kurtishaj me Hoxhajn mirëpriten në Suharekë, premtojnë kujdes ndaj të moshuarve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ruzhdi Kurtishaj, ka vizituar shtëpinë e të moshuarve, në Suharekë.
I shoqëruar nga kandidati për kryeministër Ener Hoxhaj dhe struktura të PDK-së, Kurtishaj ka premtuar kujdes ndaj të moshuarve, si shtresë e respektuar e shoqërisë.

“Me kryeministrin në ardhje prof. dr. Enver Hoxhaj dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, sot vizituam shtëpinë e të moshuarave në Suharekë, ku si zakonisht i pritëm ngrohtë nga bamirësi Halil Kastrati. Kujdesi ndaj të moshuarave është një ndër prioritetet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)”, shkruan Kurtishaj në njoftim.

