15:15 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Kurtishaj jep lajmin e mirë për sektorin e transportit rrugor: U realizuan kërkesat legjitime

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Qeverinë pas takimit me kryeministrin Hoti.

Kurtishaj ka njoftuar se është realizuar kërkesa legjitime e Shoqatës së Transportit dhe nuk do të ketë grevë pas kësaj marrëveshje.

“Të nderuar operatorë të sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve, sot dua të ndajë bashkë me ju lajmin e shumëpritur për të gjithë ne.
Sot pas takimit me kryeministrin, ministren e Financave dhe minsitrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës , u bë e mundur realizimi i kërkesave tona legjitime për mbështetje të sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve.

Dua t’ju falenderoj secilin veç e veç për mbështetje të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odës Ekonomike të Kosovës për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Andaj greva e paraljamëruar nga nesër 28 janar do të nderpritet pasi kerkesat tona me marrëveshje të veçantë midis MI-së dhe shoqatës do të realizohen brenda një kohe shumë të shkurt nga Paketa për rimëkembje për km sipas rendeve të udhëtimit”. shkruan Kurtishaj në njoftim.