75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Kurtishaj: PDK do të del faqebardhë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ruzhdi Kurtishaj, ka falënderuar banorët e Greikocit, vendlindjes së tij, për mbështetjen e madhe për garën e tij për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

“Greikoci rreshtohet fuqishëm rreth planit të rimëkëmbjes së PDK -së dhe Kryeministrit në ardhje prof.dr. Enver Hoxhaj. Faleminderit vendlindja ime për mbështetje të fuqishme për Pdk-Dega Therande”, ka shkruar Kurtishaj.

E biznismeni i njohur dhe njëri ndër kontribuesit më të mëdhenjë në fushën e turizmit, Ruzhdi Kurtishaj ka vazhduar takimet e tija edhe në zona të tjera.

“Sot me prezencen e tij Baca Hysen i dha vlerë të shtuar fushatës së rimëkëmbjes së PDK-së dhe Kryeministrit në ardhje prof.dr Enver Hoxhaj. Hysen Gega tërë jetën ja kushtoj çështjes kombëtare dhe arriti ti mbijetojë represionit të pashembullt politik serbo-jugosllav. Baca Hysen dha kontribut të madhë në çlirimin e vendit në luftën çlirimtare. Dalshim faqebardhë në kto zgjedhje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar ai.