75 Mall Live Search
21:51 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurtishaj: Sektori privat po i bartë pasojat kryesore të deklaratave boshe të Qeverisë

Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut, përmes një postimi të bërë në Facebook, është shprehur të jetë i indinjuar me trajtimin që po i bëhet në këtë krizë, sektorit privat, derisa thotë se ky sektor po i bartë pasojat kryesore të deklaratave boshe.

“Në vazhdimësi sektori privat po i bartë pasojat e ketyre dekkaratave boshe. Jemi në gjysmën e dytë të muajit të dytë të rënjes ekonomike dhe përballjes me Covid 19 dhe shumica e bizneseve private nese nuk jan mbyllur, kane rënie drastike të të hyrave financiare, gjithashtu shumica e të punësuarve në sektorin privat nuk e kane marre as pagen e Marsit e mos te flasim për pagën e Prillit në mungesë të mjeteve finaciare”, shkruan ai, transmeton Indeksonline.

Kurtishaj tutje thot se pako financiare është shumë e mangët, duke akuzuar qeverinë në largim, për të cilën thotë se ky vendim do të jetë vetëm temë e debatave për qëllime politike.

“Pako finaciare edhe ashtu shumë e mangët nga Qeveria si pako për mbështetje të rasteve socjale e jo për të mbijetuar ekonomia e sektori privat.

Është koha e fundit që personat përgjegjës të bëhen serioz sepse situata është mjaft serioze, ti lëjnë anash deklaratat shterpe por të adresojnë rishikimin e buxhetit në Kuvend dhe të merren vendime të duhura për ta mbrojtur ekonominë dhe sektorin privat përmes mbështjes financiare direkte dhe të realizohen sa më parë pagat e të punësuarve në sektorin privat.

Gjithashtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë rialokimit të mjeteve buxhetore duhet të merren për bazë kërkesat e sektorit privat të adesuar në Qeveri përmes përfaqësuesit ligjor të bizneseve – Odës Ekonomike të Kosovës. .”, përfundon ai./Indeksonline