19:55 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / k.v

Kurtishaj: Turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri duhet ta përforcojmë

Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet i PDK-së ka folur për zhvillimin e turizmit mes dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë.

Ai ka thënë se turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik duhet t’i përforcojmë edhe më tepër.

“Jemi dy shtete të një kombi të ndarë dhe besoj që turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik duhet t’i përforcojmë edhe më tepër përafrimin dhe integrimin e përbashkët”, ka thënë Kurtishaj.

Ai në listën e PDK-së ka numrin 91./IndeksOnline/