75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Kurtishaj viziton mjekët e zjarrfikësit e Suharekës, iu zotohet për mbështetje

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Ruzhdi Kurtishaj ka vazhduar të hënën fushatën, duke takuar  punëtoret e brigadës së zjarrfikëseve në komunën e Suharekës dhe zyrtaret e Kryqit të Kuq si dhe punëtorët shëndetësor të kësaj komune.

Kurtishaj ka falënderuar ata për angazhimin e madhe që janë duke bërë si dhe para tyre ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes së PDK-së i cili parasheh rritje të pagave, por edhe kushte më të mira për këta punëtore që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.

Ai ka falënderuar edhe punëtorët shëndetësor për tërë kontributin e dhënë edhe gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ata janë heronjtë e vërtet.

Kurtishaj ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Suharekë.

“Atyre iu zotuam se plani i Rimëkëmbjes së PDK-së parasheh kushte dhe trajtim shumë më të mirë dhe paga të dinjitetshme për heronjët tanë.

Faleminderit për mbështetje!”, ka shkruar mes tjerash ai.