75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 26 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Kurti për urën e re në Mitrovicë uron qytetarët e jugut dhe të veriut

Kryeministri në detyrë Albin Kurti  ka uruar banorët e Mitrovicës të Jugut dhe të Veriut për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.

Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.