75 Mall Live Search
00:04 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / MSH

Kurtit i del gjumi për masat e emergjencës vetëm pas propozimit të deputetit të PDK-së

Qeveria e Kosovës të premten ka marrë vendim për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh. Kryeministri Kurti e bëri një gjë të tillë vetëm pas propozimit të deputetit të PDK-së dhe kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Ferat Shalës.

Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Qeveria poashtu përmes këtij vendimi ka vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve Ministres së Ekonomisë.

Por ky reflektim i Qeverisë erdhi vetëm pas propozimit të deputetit të PDK-së, njëherit kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.

Ky i fundit, tha se vendimi i kryeministrit Albin Kurti ka ardhur vetëm pas shqetësimit të këtij komisioni, dhe propozimit që të shpallet gjendja e jashzakonshme.

“Më në fund Qeveria ka filluar të reflektoj, dhe po orvatet që të kthejë ligjshmërinë e veprimeve të saj në relacion me krizën energjetike të vendit. Fatkeqësisht, të gjitha vendimet, transaksionet dhe importet në këtë periudhë krize, janë kryer në mënyrë të paligjshme. Pas ngritjes së shqetësimit tonë, dhe propozimit që të shpallet gjendja e jashtzakonshme dhe emergjente me legjislacionin në fuqi, në fushën e energjisë, Qeveria sonte në orët e vona morri këtë vendim”, ka thënë Shala mes tjerash në shkrimin e tij.

Ndryshe, nga e enjtja në Kosovë kanë nisur kufizimet e energjisë elektrike.

Reduktimet që po zgjasin më shumë së dy orë po ndodhin në shumë zona të vendit. Disa lagje të kryeqytetit janë ankuar se kanë mbetur pa energji elektrike deri në 16 orë.