75 Mall Live Search
20:45 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / OSH

Kurtit i kërkohet të raportojë në Kuvend për dialog, s’ka përgjigje

Kryeministri i Kosovës ende nuk ka raportuar në Kuvend për takimin e parë me Presidentin e Serbisë.

Për të raportuar dhe paraqitur një platformë për dialogun, opozita vazhdon të kërkojë çdo herë nga Qeveria e Albin Kurtit.

Se është koha që Qeveria të paraqesë platformën dialoguese, e thotë edhe politologu Fidan Ukaj, sipas të cilit, tashmë Kurti është njoftuar mjaftueshëm me procesin e takimeve dhe përmbajtjen e dialogut.

Se bartësi i dialogut obligohet të raportojë dhe të paraqesë dokumentin themelor mbi këtë proces, e thotë edhe Rezoluta e 10 marsit 2011 e Kuvendit, për çka edhe partia e Kurtit pati votuar.

Porse nga zyra e Kryeministrit, Klan Kosovës i kanë thënë se ende nuk ka agjendë të dakorduar të dialogut.