Kurtit i ndodh e papritura gjatë fjalimit për Policinë e Kosovës- Ndalet rryma

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte i pranishëm sot në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Kurti nisi fjalimin e tij me falënderime ndaj të pranishmeve.
Derisa filloi të flasë për Policinë e Kosovës, Kurtit i ndodhi e papritura.
Në sallën ku po zhvillohej ceremonia u ndalën dritat, mikofronat dhe çdo lidhje tjetër me energjinë elektrike.
Kurti e mori me shaka dhe nisi të qeshte në momentin kur atij iu ndal mikroni, derisa priste që të rregullohej.
Nuk dihet se si u shkaktua ky problem teknik, por kjo ndodhi pasi të tjerët përfunduan fjalimet dhe nisi të flasë i pari i qeverisë.