13:58 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / LB

Kurtit i vjen një mbështetje nga Tirana pasi pranoi planin europian, Meta: përshëndes lidershipin e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta, tashmë kryetar i partisë së Lirisë, e ka vlerësuar dhe përshëndetur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, që pranuan propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë fqinjë.

“Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për hapat pozitivë drejt njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshëndes lidershipin e kryeministrit Albin Kurti, që kontribuon për paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të mira me fqinjët. Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, ka shkruar Meta në twitter.