Kurtulaj thotë se do marrë mendimin e qytetarëve, për votën e të dielës në LDK

Delegati i kuvendit qendror të LDK-së, Albert Kurtulaj, nga Strellci i Deçanit do i takojë votuesit para 14 marsit ditës kur edhe pritet te mbahet kuvendi.
Kurtulaj në postimin e tij ne Facebook ka njoftuar se do marrë vendimin varësisht nga opinioni i qytetarëve dhe votuesve të LDK-së.
“Bashkëqytetarë të mi të dashur, rezultatit i dobët në zgjedhjet nacionale na obligon që të reflektojmë të gjithëve. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është në ditët e saj më të mira, ky rezultat nuk është i rastësishëm, ai duhet të lexohet drejt nga të gjithë ne. Zgjidhja e situatave të tilla bëhet me zgjedhje demokratike.
Gjatë javës që vjen, para kuvendit të 14 marsit, do takohemi së bashku, do ju dëgjoj secilin nga ju, do marr vendime dhe do të veproj sipas kërkesës suaj. Zëri juaj i arsyeshëm duhet të dëgjohet, zërin tuaj të arsyeshëm do ta përcjell me përpikëri në këtë Kuvend, zëri juaj i arsyeshëm do të kumbojë dhe do të respektohet. Mirutakofshim!”, ka shkruar Albert Kurtulaj, delegat në Konventen zgjedhore të LDK-së.