21:12 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Kusari- Lila afër qytetarëve, premton përkrahje të parezervë në mandatin e ardhshëm

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës sot zhvilloi dy takime të ndara me Shoqatat e të Verbërve dhe të Shurdhërve të Komunës së Gjakovës me të cilët u diskutuan problemet që i shqetësojnë këto kategori siç janë mungesa e objekteve, infrastruktura ligjore si dhe infrastruktura e nevojshme sinjalizuese rrugore për personat e verbër.

Kandidatja për Kryetare, Kusari-Lila zhvilloi takim edhe me shoqatën e Intelektualëve “Jakova” me të cilët u diskutua për aktivitetin e kësaj shoqate dhe punën qoftë në publikimin e studimeve të ndryshme që dalin nga kjo shoqatë, qoftë më punën e kësaj shoqate në aspektin e aktiviteteve intelektuale dhe kulturore në komunë.

Destinacioni rradhës ishte takimi me pëfaqësueset nga “Shtëpia e Sigurtë”, institucion ky që merret me strehimin e grave, viktima të dhunës në familje. Kusari Lila i garantoj kësaj shoqate përkrahjen e pa rezervë të qeverisjes në mandatin e ardhshëm katër vjeqar.