75 Mall Live Search
18:57 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Kusari – Lila: Aktet e vetme të dhunës në veri janë ato të bandave kriminale

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se aktet e vetme të dhunës në veri janë ato të bandave kriminale.

Kusari – Lila tha se bandat kriminale në veri kanë sulmuar makinat e policisë dhe kanë plagosur policët, teksa shtoi se kanë bllokuar ndërtesat komunale për kryetarët e zgjedhur ligjorë.

“Sundimi i ligjit dhe normaliteti në veri janë të nevojshëm dhe Serbia duhet të përmbahet nga dhuna e mëtejshme”, shkroi Kusari – Lila.

Kujtojmë se situata në veri të vendit sot ka eskaluar në dhunë, ku qytetarët serbë kanë sulmuar policinë, pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në objektet komunale në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

No description available.