22:23 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Kusari- Lila: Bota ka nevojë për gra të forta – gra që do të ngrisin dhe ndihmojnë gratë tjera


Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se programi ynë i qeverisjes së ardhshme lokale synon të inkurajojë dhe mbështesë gra dhe vajza ndërmarrëse përmes fondit të NVM-ve.

Sipas saj ky fond do të ketë kuotë për gratë dhe vajzat ndërmarrëse si dhe promovojë bizneset e tyre në tërë Kosovën dhe jashtë saj.

Ajo ka thënë se bota ka nevojë për gra të forta – gra që do të ngrisin dhe ndihmojnë gratë tjera.

Shkrim i saj i plotë:

“Bota ka nevojë për gra të forta – gra që do të ngrisin dhe ndihmojnë gratë tjera, që do të duan dhe do të duhen, gra që jetojnë me guxim, të ndjeshme dhe të forta, gra me vullnet të paepur.”

Thënie që e definon një grua ndërmarrëse, të fortë dhe të guximshme si Blerta Dujaka të cilën patëm rastin ta vizitojmë sot në sallonin e saj, ku ajo punëson 15 punëtore dhe prezanton me zell industrinë e bukurisë.

Programi ynë i qeverisjes së ardhshme lokale synon të inkurajojë dhe mbështesë gra dhe vajza ndërmarrëse përmes fondit të NVM-ve, i cili do të ketë kuotë për gratë dhe vajzat ndërmarrëse si dhe promovojë bizneset e tyre në tërë Kosovën dhe jashtë saj.