75 Mall Live Search
20:47 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

Kusari-Lila dhe ministrja Gexha mirëpriten në Zhdrellë, mbanë fjalim me premtime serioze

Sot, kandidatja e VV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila bashkë me ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ishin në fshatin Zhdrellë.

Atje mori mbështetje të madhe, ndërsa mbajti edhe fjalim dhe premtime serioze.

“Fitoren e 17 Tetorit na e konfirmuan edhe banorët e fshatit Zhdrellë të Gjakovës.

Bashkë me Ministren e Shëndetësisë Dafina Gexha dhe kandidatët për asamble komunale takuam banorët e fshatit Zhdrellë.

Unë nuk do të jem kryetare vetëm për ata që më kanë votuar, gjë e cila ka ndodhur në këtë zonë në qeverisjen aktuale në Gjakovë.

Do të jem në shërbim të qytetarëve pa dallim sepse ajo është obligim institucional dhe moral ndaj qytetarëve të Gjakovës.

Bashkë për fitoren e madhe të 17 Tetorit!”, shkroi ajo.