Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë

Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mosvotimin nga ana e deputetëve të opozitës.
Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjell më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.
Ajo theksoi se votimi në kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.
“Nuk e kemi leximin e njejtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mos pjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mos votim të deputetëve opozitarë”, ka theksuar ajo.