75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / OSH

​Kusari-Lila: Duhet të ketë progres në zbatimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nënshkrimi i 19 marrëveshjeve me Shqipërinë vendosi gurët e mëdhenj të përbashkimit të dy vendeve.

Në seancën e sotme plenare, gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, Kusari-Lila tha se duhet edhe zbatim konkret i gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Diçka që sakrifikohej dikur, sot realizohet në projekte konkrete në mes dy qeverive. Duke mos dashur të minimizoj ndikimin e mbledhjeve të mëparshme, prapë dua të potencojë se nënshkrimi i 19 marrëveshjeve të fundit vendosi gurët e mëdhenj në rrugën e përbashkimit tonë. Shto këto se si mekanizëm i përbashkët funksionon sekretariati i përbashkët i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë… Kosova dhe Shqipëria nuk janë shtete si motra, Kosova dhe Shqipëria janë vende me zhvillim dhe integrim të domosdoshëm për jetë më të mirë për qytetarët e vet. Sinergjia jonë është shumë më e madhe se shuma e dy tërësive të ndara. Andaj me pozitivitet duhet të besojmë dhe punojmë se progresi në nënshkrimin e marrëveshjeve duhet të përcjellët edhe me progresin e zbatimin e tyre”, tha ajo