Kusari-Lila e Kurti me projekt në Gjakovë për ndërtimin e Qendrës Rinore, prezantojnë edhe planin e parkut industrial

Albin Kurti vazhdon ta përkrahë Mimoza Kusari-Lilën me projektin e saj për Gjakovën.
Kryeministri i Kosovës ka qenë krah kandidates për kryetare të komunës duke prezantuar dy projekte të mëdha në këtë komunë.
Kusari-Lila ka premtuar planin e transformimit të ndërmarrjes “Virxhinia” në park industrial.
Bashkë me Kurtin, kandidatja për kryetare të komunës ka premtuar edhe ndërtimin e Qendrës Rinore të nivelit Evropian.