75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Kusari-Lila flet për situatën në Veri: Vuçiq po kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar situatën në Veri.

Me një status në Facebook, Kusari-Lila e ka akuzuar presidentit Vuçiq për situatën e fundit në Veri.

Sipas saj, Vuçiq po kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës.

“Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit.
Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës.
Aleksandër Vuçiç nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zorr ta mbajnë gjallë një konflit të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie.
Kështu besojnë se do ta mundësonin dezintegrimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e të gjithë mekanizmave demokratik.
Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiçit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve.
Nuk ka askush problem me qytetatët serbë në Kosovë. Por Vuçiçi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës.
Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiçin ne krye të saj” shkruan Kusari-Lila në reagim./Indeksonline/