20:47 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Kusari- Lila: Gjakova po qeveriset me një pllakatë dhe bager mashtrimi, po manipulohet me premtime

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila konsideron se kryetari në detyrë po manipulon me premtimet e rrejshme për infrastruktur.

Sipas saj, komuna e Gjakovës aktualisht qeveriset me një pllakatë dhe bager mashtrimi sidomos për qytetarët të cilët kanë nevoja bazike për jetën.

Kusari- Lila ka vizituar ttugën “Martirët Dinaj”, në Gjakovë, me ç’rast nuk ka gjetur as pllakaten për fillimin e punimeve, e vendosur nga komuna.

Njoftimi i saj i plotë:

Komuna e Gjakovës aktualisht qeveriset me një pllakatë dhe bager mashtrimi sidomos për qytetarët të cilët kanë nevoja bazike për jetën.

Se si kryetari në detyrë manipulon me premtimet e rrejshme për infrastrukturë, dëshmitare isha edhe vetë personalisht në rrugën “Martirët Dinaj” në Gjakovë.

Me datën 07.09.2021 kur e bëra vizitën e parë në ketë rrugë pllakata për fillimin e punimeve ishte e vendosur nga Komuna e Gjakovës. Sot pas tetëmbëdhjetë ditësh në të njejtin vend përpos rrugës që nuk është e asfaltuar, nuk gjindet as tabela e punimeve.

Në çdo pozitë qeverisëse jam munduar të përkushtohem sinqerisht dhe asnjëherë mashtrimet dhe manipulimet nuk kanë qenë pjesë e agjendës në qeverisjen time. Për këtë ju sigurojë se me të njejtat parime do ta qeverisi Gjakovën për katër vitet e ardhshme.