16:43 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kusari Lila: Gjithmonë me faqe të bardhë e bashkë me Gjakovën

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, në zgjedhjet e balotazhit nuk arriti të fitojë edhe një mandat katërvjecar në Gjakovë.

Mirëpo Kusari Lila thotë se gjithmonë do të jetë me faqe të bardhë e bashkë me Gjakovën.

“Gjithmonë me faqe të bardhë dhe bashkë me Gjakovën” ka shkruar Mimoza në facebook, transmeton Indeksonline.

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka arritur të fitojë në Gjakovë 53.49% të votave, ndërsa, Mimoza Kusari Lila nga Alternativa 46,51% të votave./Indeksonline/