75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Kusari-Lila: Historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Mimoza Kusari Lila ka thënë se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo në një postim ka thënë se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, shkruan IndeksOnline.

Kusari Lila ka thënë se “Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj”.

Postimi:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.
Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

Të ❤️ Kosovë ??