13:48 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kusari-Lila i garanton besnikëri VV-së, nuk mohon shkrirjen në partinë e Albin Kurtit

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila i quan spekulime dhe jo korrekte të gjitha zërat se ajo pritët të dalë jashtë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e zgjedhur nën logon e Vetëvendosjes, Kusari-Lila po i garanton besnikëri partisë së Albin Kurtit në legjislaturën e shtatë, teksa nuk mohon shkrirjen e tërësishme të partisë Alternativa në partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Për mundësitë e shkrirjes së Alternativës në Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke mos e mohuar, thotë se nuk është momenti për këtë diskutim, teksa përmend raportet e shkëlqyera që ka me partinë e Albin Kurtit.

Kryetarja e Alternatives u shpreh e gatshme që të jenë pjesë e qeverisë Kurti.

Ndërsa u shpreh optimiste se marrëveshja qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së do të nënshkruhet shumë shpejt.

Alternativa e Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet e fundit ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.