12:25 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kusari-Lila i reagon Isa Mustafës për menaxhimin e pandemisë: Po shihet kush është ‘xhelati’

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për deklaratën e bërë ditë më parë nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili këtë të fundit e quajti ‘Xhelate’.

Duke folur lidhur me situatën pandemike në vend, Kusari-Lila tha se në bazë të grafikonit me të dhënat për COVID-19, po sqarohet kush është xhelati, transmeton Indeksonline.

Kusar-Lila tha se Kosova po renditet prapë e para në botë, sa i përket numrit të vdekjeve në 1 milion banorë nga COVID-19, pasuar nga Peruja, Bolivija, Meksika, Panama.

“Kaq për menaxhimin e ‘mirë’ nga juristi i LDK-së dhe lëvdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet. Kosova e vogël po prin me vdekje nga virusi. Pushtetarët po keqmenaxhojnë dhe po abuzojnë me testime në laboratorët private, duke rrezikuar ende më shumë jetën e qytetarëve, atyre që janë sëmurë, por edhe të atyre që janë të shëndoshë, e që si pasojë e alarmit kolektiv ia mësyn laboratorëve privat të cilët shumë shpejt mund të shndërrohen në burime të reja të infeksionit”, tha ajo./Indeksonline/