23:32 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kusari – Lila: Ka ardh dita e VV-së me qeveris me vendin, kjo është arsyeja që jemi në listë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në emisionin Analiza Zgjedhore ka folur për koalicionin që ka bërë partia që drejton ajo më Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo ka folur edhe për ofertat që kishte pasur nga partitë e tjera politike, të cilat përveç asaj të VV-së dhe LDK-së nuk i quajti serioze.

“Mustafa ka ofru që të shkrihemi në LDK dhe më mos me përmend Alternativën.

Asnjëherë s’është trajtu në mënyrën serioze komunikimi me zotërin Haradinajn, arsyeja është kolegiale. I kam thënë të komunikojmë se s’jemi armiq, por kundërshtarë politik, prej tash po ju them se s’kem nevojë të vazhdojmë bisedën.

Nëse e shikon nga viti 2009 për dhjetë vite kam qenë në pole të kundërta me AAK. Kam arrit me kuptu organizatën nga brenda.

Me Uran Ismailin jam taku më ka ftu në një takim, kemi pi kafe dhe s’kemi shku në detaje të ofertës.

Unë jam shumë këmbëngulëse që duhet të ketë një qeveri ndryshe. Unë konsideroj që i kanë bërë dëm Kosovës.

Biseda serioza ka pas vetëm me VV-në dhe me LDK-në”, ka thënë Kusari – Lila, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, shtoi se pavarësisht se ka duartrokitur kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, megjithatë është ka ardhë dita që VV të qeveris me vendin.

“Me LDK-në e kemi pas në vitin 2017 një marrëveshje të koalicionit të brendshëm, me Vjosën kemi pas bashkëpunime dhe kemi në tema të caktuara. Nominimi i saj për kryeministre, e duhur nga LDK-ja dhe e kam duartrokit shumë shpesh atë.

Por, nëse flasim për një sistem dhe shansën për të qeveris me vendin, unë mendoj që me pas rezultat ndryshe, ka ardhë dita e VV-së me qeveris me vendin. Kjo është arsyeja që jemi në listë”./Indeksonline/