Kusari-Lila, ka një pyetje për Mustafën: A vlen statusi i juaj edhe për kërcënimet e mbrëmshme të Thaçit ndaj Osmanit?

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ia ka parashtruar një pyetje sot kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ajo e ka pyetur Mustafën se a vlejnë qëndrimet e tij ndaj sulmeve të fundit që i janë bërë kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, edhe për kërcënimet që i janë bërë asaj, siç ka thënë Kusari-Lila nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“A vlen ky status i kryetarit të LDK-së edhe për deklarimet dhe kërcënimet e mbrëmshme të Hashim Thaçit ndaj kryetares së Kuvendit Vjosa R. Osmani. Nëse po, atëherë z. Mustafa duhet të deklarohet qartë për sulmet e ulëta të z.Thaçi, i cili sulmon të gjithë, përfshirë krerët institucionalë vetëm se e kundërshtojnë projektin e tij të ndarjes së vendit”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ndryshe fundjavën që lamë pas kryetarja e Kuvendit, Osmani, ishte sulmuar për gjoja lidhjet e babait të saj me policinë serbe, e cila ishte dematuar fuqishëm nga Osmani. Për më tepër ajo ka paralajmëruar se familja e saj është duke mbledhur të gjitha materialet e nevojshme, për të dërguar në gjykatë personat që kanë përhapur këtë të pavërtetë./IndeksOnline/