14:17 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Kusari-Lila: Kanë humbur 12% të orëve të një viti shkollor, pse nuk po diskutohet në Kuvend për kompensimin e tyre?

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kanë humbur 12% të orëve të një viti shkollor, dhe për kompensimin e tyre apo për realizimin e këtij programi nuk po diskutohet fare në Kuvend.

Sipas Kusari-Lilës, kompensimi i orëve të humbura është mundësi ideale për fëmijët, është mundësi që ua garantojmë ne me ligj.

“Ne e kemi ligjin i cili e ndalon këdo të privojë fëmijët nga qasja në arsimin fillor dhe të mesëm dhe duhet si Kuvend i Kosovës të trajtojmë se cilat janë problemet apo kundërthëniet në dispozitat ligjore aktuale apo mangësitë qofshin ato edhe në ligjin e grevave”.
Ligji i grevave, neni 17 përcakton të gjitha fushat në të cilat shërbimet e rëndësisë jetike nuk bënë ta ndalen. Pse ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e nisim plotësim ndryshimin e ligjit të grevave në të cilin, shërbimet e rëndësisë jetike i shtohet edhe procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies në sektorin publik? Është e domosdoshme që të mos ballafaqohemi me një situatë të njëjtë sikurse jemi sot e kemi qenë tre-katër vite radhazi me fillimin e vitit shkollor, tha Kusari Lila.
Mundësia e konfirmimit të kompensimit të orëve të humbura është mundësi ideale për fëmijët, është mundësi që ua garantojmë ne me ligj” ka thënë Kusari-Lila në Kuvend./Indeksonline/