11:53 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / L K

Kusari-Lila komenton dënimin e “Calit”: Qëndrimi i Vetëvendosjes për Gjykatën Speciale është i njohur

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Sali Mustafës.

Kusari-Lila tha se qëndrimi i LVV-së ndaj Gjykatës në Hagë është tashmë i ditur dhe është konsideruar i gabueshëm.

“Në fakt unë atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen e kryesisë, qëndrimi i LVV-së në raport me gjykatën tash është i ditur, është konsideruar si vendim i gabueshëm, nuk e kanë mbështetur këtë vendim. Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur, tashmë pjesën tjetër janë pasojat i një veprimi i cili ka ndodhur në kuvendin e Kosovës, pasojat po i bëjnë të tjerët e po i bart edhe vendi në raport më ekon që e japin vendime të tilla. Përderisa, ende sot në Kosovë arrestohen ata të cilët kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile. Kemi pasur ditëve të fundit tashmë një apo dy arrestime të ish-policëve serbo-sllave dhe në ketë formë njëjtë si është argumentuar LVV asokohe kur është votuar synon të barazojë agresorin më viktimën dhe është tepër e rendë”, ka thënë ajo./IndeksOnline/