14:18 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Kusari-Lila konfirmon se do të jetë pjesë e listës së VV-së në zgjedhjet e ardhshme

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdë e takimeve me përfaqësues të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka pritur në një takim, kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit foli pas takimit për mediat, ku tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë, teksa njoftoi se edhe në këto zgjedhje do të jetë me një listë me VV-në.

“Besoj se të gjithë qytetarët, natysisht dhe partitë politike do të respektojnë rregullat për parandalimin e pandemisë.

Është shumë e rëndësishme që sa më parë të organizohen zgjedhjet dhe pastaj Kuvendi dhe Qeveria e re të vijnë me detyrat që kanë mbetur dhe janë me peshë.

Natyrisht bashkëpunimin që e kemi fillu me VV-në do ta vazhdojmë në zgjedhje të radhës, këtë herë me një marrëveshje zyrtare midis subjekteve politike, me synim të përbashkët”, tha Kusari-Lila./Indeksonline