75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 20 Prill 2023 / B O

Kusari-Lila: Liberalizimi i vizave, edhe si pasojë e seriozitetit të Qeverisë Kurti

Shefja Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se serioziteti i Qeverisë Kurti ishte vendimtar në liberalizimin e vizave.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se me këtë vendim u përmirësua një padrejtësi që pengoj për 10 vite me radhë udhëtimin pa viza për kosovarët.

“Serioziteti i Qeverisë Kurti në zbatimin e reformave për rend dhe ligj, për transparencë dhe llogaridhënie, për liri të fjalës dhe media të lira, përkushtimi në barazi të palëve dhe mbajtje në llogaridhënie Serbinë në dialog, pamundësoi shtyrjen dhe kushtëzimin e mëtutjeshëm të kësaj të drejte të mohuar gjatë për qytetarët e vendit. Me aktin e nënshkrimit në Strasburg, u përmirësua një padrejtësi që pengoj për 10 vite me radhë udhëtimin pa viza për kosovarët” ka thënë Kusari-Lila./Indeksonline/