Kusari-Lila: Lojërat e fatit kanë me lulëzu në mënyrë ilegale
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila është shprehur për mbyllje të lojërave të fatit por nuk e përkrah ligjin që është propozuar.
Ajo beson që vrasjet në kazino janë dështim i Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Indeksonline.
“Vrasja në Kazino është dështim i Ministrisë së Drejtësisë. Shpejtësia është prodhim i dreqit. Jam pro mbylljes së lojërave të fatit si proces. Nëse po i mbyllim lojërat e fatit atëherë po i mbyllim edhe bankat.”, u shprehë ajo.
Kusari-Lila tutje u shprehë se lojërat e fatit do të zhvillohen në mënyrë ilegale. Po ashtu ajo tha se se çdo vendim që është marrë me shpejtësi në Kuvendin e Kosovës është kthyer ‘boomerang’.
“Kemi për të filluar me pas lojëra te fatit qe do të zhvillohen ne mënyrë ilegale. Prej 2011 e përcjelli punën e kuvendit, çdo gjë qe është votuar shpejt është kthyer boomerang. Lojërat e fatit duhet me hy ne proces.”, tha tutje ajo.
Ajo beson që me një ligj me 2-3 faqe nuk mbyllen lojërat e fatit dhe se ato do të lulëzojnë në mënyrë ilegale./Indeksonline/