75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 03 Mars 2022 / OSH

Kusari-Lila: Mbështesim Qeverinë për krijim e një fondi për Ukrainën dhe pranimin e refugjatëve

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Me këtë rast, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar agresionin rus që po ndodh në Ukrainë, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se në Ukrainë dhe qytetet e saj po derdhin gjak për të mbrojtur Evropën dhe lirinë.

Kusari Lila mbështeti Qeverinë e Republikës së Kosovës për të ndarë një fond të veçantë për Ukrainën dhe për përgatitjen e pranimit të refugjatëve nga ky shtet.

“Pas çlirimit të Kosovës dhe angazhimit e gjithë botës demokratike për shpalljen e shtetit tonë. Ishte gati e pamundur të mendohet që pas dy dekadash ngjarje të njejta dramtike që mbyllën shekullin e kaluar do t’i përjetoj bashkarisht. Në Kosovë u vranë dhe u masakruan mijëra person për idealin e lirisë së vendit. Sot vlerat europiane po mbrohen nga një shtet që nuk është as pjesë e NATO-s dhe BE-së.Në Ukrainë, Kharkiv po derdhet gjak për tu mbrojtur Europa dhe liria. Kosova  vogël e me zemër të madhe hap dyert e saj të ofroj për popullin e Ukrainës mbështetje të parezervë. Kosova sot nuk vendos as nuk mund ta ndal Rusinë të pushtoj Ukrainën por Kosova sot tregon cilat vlera i mbron dhe promovon. Kosova mbështet Ukrainën dhe ndjen dhimbjen e humbjen e Ukrainës pas i kemi ende plagët e hapura por kjo asnjëherë s’na humbi arsyjen dhe vizionin tonë. Me anë të kësaj rezulotute konfirmojnë vullnetin dhe mbështetjen tonë në ndihmë popullit të Ukrainës përmes një fondi të veqantë dhe për të pranuar refugjatë nga ky shtet”, tha ajo./IndeksOnline/