14:08 / E Enjte, 23 Mars 2023 / B O

Kusari-Lila me deputetët e VV-së nderojnë Madeleine Albright në 1 vjetorin e shuarjes së saj

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila bashkë me deputetet e Lëvizjes kanë vënë kurora lulesh tek shtatorja e Madeleine Albright në 1 vjetorin e shuarjes së saj.

Kusari-Lila e ka quajtur ish-sekretaren e shtetit amerikan si model të gruas dhe heroinë.

“Në përvjetorin e vdekjes së saj, sot bashkë me deputetët e grupit parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE! nderuam Sekretaren e Shtetit, znj. Madeleine Albright.
Jeta dhe puna e saj ishin dhe do të mbeten përgjithmonë inspirim për demokracinë, barazinë dhe paqen në botë.
Kontributi i saj për çlirimin e Kosovës përmes ndërhyrjes së forcave ajrore të NATO-s dhe angazhimi i mëtejm për ndërtimin e demokracisë në Kosovë dhe shumë vende tjera ku është prezent National Democratic Institute ka lënë gjurmë të pashlyera.
Ajo do të mbetet modeli i gruas hero, profili i të cilës është pjesë e historisë së re të Kosovës.
Faleminderit për të gjitha znj. Sekretare, të jemi mirënjohës përjetësisht” shkruan Kusari-Lila në postim.