21:33 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Kusari-Lila më e votuara nga diaspora në Gjakovë: Më 14 nëntor finalizojmë fitoren tonë

Mimoza Kusari-Lila e VV-së është kandidatja për kryetar komune më e votuar nga diaspora e Gjakovës.

Ajo mori 289 vota. Lidhur me këtë, ajo bëri një postim në Facebook ku edhe falënderoi mërgatën.

Ajo u shpreh e bindur se në balotazh do të finalizohet fitorja e saj.

Me 14 Nëntor finalizojmë fitoren tonë! Ju presim në Gjakovë ❤️Faleminderit nga ❤️ mërgata jonë!“, ka shkruar ajo./Indeksonline/