14:21 / E Premte, 24 Shtator 2021 / B O

Kusari-Lila me program të veçantë për gratë dhe vajzat në mandatin e dytë si kryetare e Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila po vazhdon të shpalosë programin e saj në Gjakovë, në mandatin e saj të dytë si kryetare e kësaj komune. Rëndësi të veçantë në programin e Kusari-Lilës do të kenë gratë dhe vajzat, për çka edhe ka përgatitur një program të bujshëm.

Kusari-Lila ka premtuar ofrim të mundësive për të gjitha gratë e vajzat në vendimmarrje.

“Roli dhe rëndësia e grave, vajzave në këtë procesin demokratik zgjedhor është i pa kontestueshëm dhe i domosdoshëm.
Gjatë viteve të fundit kur filluan ndryshimet pozitive për Kosovën, gratë dhe vajzat kanë qenë bartëset kryesore të mbështetjes të kësaj agjende progresive.
Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në dy palë zgjedhjet e fundit është vlerësuar që mbështetja e grave dhe vajzave e kalon 60% e bazës së përgjithshme të elektoratit.

Sot jemi dëshmitarë të shumë problemeve dhe shumë shkeljeve që ju bëhen vajzave dhe grave në mundësi punësimi, ato që janë të punësuara, qoftë në pagë të pabarabartë apo raste edhe më të rënda, sikur abuzimi në vendet e punës.

Bashkë me deputeten Tinka Kurti takuam disa prej grave dhe vajzave të komunës tonë dhe biseduam për rolin e angazhimit të tyre në vendimarrje.
Në mandatin tim të dytë në Komunën e Gjakovës, so të vazhdojmë fuqishëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke u japur hapësirë grave dhe vajzave me program të veçantë, prej mbështetjes të vajzave dhe grave ndërmarrëse, fermereve, Nënave vetëushqyese, shkollimit të vajzave të komuniteteve pakicë si dhe ofrim të mundësive për të gjitha vajzat dhe gratë në vendimmarrje” ka thënë Kusari-Lila në aktivitetin e radhës të saj./Indeksonline/