75 Mall Live Search
15:21 / E Diele, 02 Janar 2022 / AR

Kusari-Lila merr dozën e tretë kundër Covid-19 në Gjakovë

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sot ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook ajo njoftoi se u vaksinua në QKMF – Gjakovë, shkruan Indeksonline.

“Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit. Sot u vaksinova me dozën e tretë, dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid. Mos hezito #VaksinohuSot”, ka shkruar deputetja.