75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / B O

Kusari-Lila: Miratimet e sotme në parlament, realizim premtimesh nga Qeveria Kurti

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se votimi në lexim të dytë i disa projektligjeve të rëndësishme është realizim premtimesh nga Qeveria Kurti.

“Kuvendi i Kosovës, sot votoi në lexim të dytë:

  1. Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave
  2. Projektkodin për Procedurën Penale
  3. Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
  4. Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës
  5. Projektligjin për Shërbimin Sprovues të Kosovës
    Si dhe, sot në parim u miratua Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
    Pakoja e Projektligjeve në drejtësi po hyn në ciklin e plotë të reformës përmbajtësore e cila ishte premtim dhe tani realizim i Qeverisë dhe pozitës në Kuvendin e Republikës” shkruan Kusari-Lila në Facebook./Indeksonline/