75 Mall Live Search
21:46 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / AR

Kusari-Lila: Ndryshimi nëse jo nga niveli lokal, do të vijë nga niveli qendror

Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media ka thënë se nëse jo në nivelin lokal, ndryshimi në këtë komunë do të vije nga niveli qendror.

“Gjakova ka nevojë për një ndryshim të madh dhe ky ndryshim nëse jo nga niveli lokal, do të vije nga niveli qendrorë. Mbetemi gjithashtu të përkushtuar ndaj të gjitha proceseve të parregullta të cilat i kemi evidentu edhe gjatë kohës sa ishim opozitë në mandatin e parë të qeverisjes së Zotit Gjini edhe në vazhdimësi për të vendos rregull, për të vendosë ligjshmëri të mirëfilltë në komunën e Gjakovës”, tha ajo.

Tutje Kusari-Lila shton se prezenca dhe përkushtimi i saj për Gjakovën do të vazhdojë të mbetet i njëjtë, në mos edhe më i madh.

“Është shumë herët, sapo kemi marrë rezultatin, ne kemi garu të vetëm, e kemi pas taborin tjetër të bashkuar të gjitha partitë në një kualicion parazgjedhorë. Kemi pasur bindjen se qytetarët e komunës së Gjakovës do e vlerësojnë programin, afërsinë, një fushatë energjike dhe me optimizëm, pozitivitet dhe projekte konkrete që kemi prezantu para tyre”.