75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / S Z

Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës nuk mund të jetë më shumë se 1.54 euro për litër

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se çmimi i naftës nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër, nga dita e nesërme.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se çmimi për litër i derivateve është në rënie.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:

Të nderuar qytetarë,

Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie.

Importi sot është bërë me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l

Benzina: 1.22 €/l

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:

* Nafta: 1.54 €/l

* Benzina: 1.36 €/l

Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.

Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.