20:19 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Kusari-Lila njofton formimin e grupit punues për zbatimin e ligjit për shoqëritë tregtare, do mbikqyret kuota gjinore

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se sot është formuar grupi punues për mbikqyrjen e zbatimit të ligjit për Shoqëritë tregtare, shkruan IndeksOnline.

Ajo tregoi se ky grup do të mbikëqyr zbatimin e kuotës gjinore në bordet e Shoqërive aksionare të Kosovës.

Kusari-Lila tha se ështē shumë e rëndësishme mbikqyrja e zbatimit të tij, në veçanti në segmentet kritike për krijimin e kushteve të barabarta për veprim në mes të grave dhe burrave dhe bizneseve të reja dhe atyre me përvojë.

Postimi:

Sot në takimin e rregullt të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mesin e tjerave, vendosëm si Komision të formojmë grupin punues të cilin e kryesoj unë, për mbikqyrjen e zbatimit të ligjit për Shoqëritë tregtare, LIGJI Nr. 06/L -016.

Ky ligj është miratuar me ndryshime në Maj të vitit 2018, kur edhe ishin miratuar propozimet e mia për kuotën gjinore në bordet e Shoqërive aksionare të Kosovës. Pas tri viteve të miratimit të ligjit, ështē shumë e rëndësishme mbikqyrja e zbatimit të tij, në veçanti në segmentet kritike për krijimin e kushteve të barabarta për veprim në mes të grave dhe burrave dhe bizneseve të reja dhe atyre me përvojë.

Mbikqyrja e zbatimit të ligjit do të përfshijë në mesin e tjerave:

– zbatimin e kuotes gjinore në bordet e SH.A. publike dhe private.

– legjislacionin sekondar i cili derivon nga ky ligj.

– përqindjen e bizneseve të grave në raport me përqindjen e përgjithshme të bizneseve.

– përqindjen e bizneseve të pakicave në raport me përqindjen e bizneseve të komunitetit shumicë.

– trendet e (ç) regjistrimit të bizneseve dhe sektorëve relevantë dhe trendet e start-upëve.

Në këtë proces përveq përfaqësuesve institucionalë, do të takojmë edhe përfaqësues të organizatave të bizneseve dhe organizatave tjera  profesionale.

Raporti i këtij ligji do të ofrojë bazën për fillimin e draft ligjit për mbështetje të grave në biznes. Kjo nismë ligjore është e paraparë me agjendën legjislative për vitin 2021.

Gradualisht edhe me mekanizmin ligjor do të ofrojmë siguri dhe mbështetje për gratë ndërmarrëse

Gradualisht edhe me mekanizmin ligjor do të ofrojmë siguri dhe mbështetje për gratë ndërmarrëse.