14:48 / E Martë, 19 Prill 2022 / B O

Kusari-Lila: Opozita sot na la pa votimin e 4 marrëveshjeve ndërkombëtare, në vlerë 100 milionë euro

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me kërkesën e opozitës për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për situatën me energjinë elektrike.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari the se sot në Kuvend u tentua të bëhet një përpjekje e kundërligjshme për formimin e këtij komisioni në kundërshtim me rregullat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ajo akuzoi opozitën për dështimin e votimit të katër marrëveshjeve ndërkombëtare, vlera të cilave, siç tha ajo arrin në 100 milionë euro.

“Vetëm sa për informatën e juaj dhe të qytetarëve, sot në mungesë të partive opozitës, si rrjedhojë e lëshimit të sallës, mbetën pa u votuar 4 marrëveshje ndërkombëtare. Vlera totale e tyre 100 milionë euro. Kushtëzimi i pjesëmarrjes së tyre dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është në kundërshtim me mandatin e tyre sepse këto marrëveshje janë për qytetarët e Kosovës”, tha Kusari Lila.