75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

Kusari-Lila, opozitës: Përfshini edhe kërkesat tona, komisionin e votojmë sot

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga opozita edhe njëherë që t’i përfshijë në komisionin hetimor edhe pikat e propozuara nga pushteti.

Ajo ka thënë se komisioni do të votohet sot, nëse opozita i përfshinë edhe pikat e propozuara nga Vetëvendosja.

Këtë kërkesë po e kundërshton opozita, e cila që prej fillimit të seancës ka thënë se komisioni duhet të formohet ashtu siç është propozuar në fillim.