Kusari-Lila pas takimit me Prattipati: U diskutua për investimet amerikane dhe Projektligjin për Industrinë e Mbrojtjes
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim në zyrën e saj të ngarkuarën me punë në Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.
Gjatë takimit, Kusari-Lila theksoi se mbështetja amerikane për zhvillimin ekonomik, forcimin e sektorit privat dhe përmirësimin e klimës së biznesit mbetet jetike për të ardhmen e vendit. Ajo vuri theks të veçantë në rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga kompanitë amerikane në Kosovë.
Sipas saj, pjesë e diskutimit ishte edhe iniciativa për organizimin e “American Business Day”, e konceptuar si një platformë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për ndërmarrësit kosovarë dhe investitorët amerikanë.
“Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes, përfshirë strukturën dhe mekanizmat e paraparë në këtë legjislacion, të cilin po e zhvillojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes, nën udhëheqjen e ministrit z. Ejup Maqedonci.Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më shumë se diplomaci — është një vizion i përbashkët për zhvillim, investime dhe mundësi të reja për ndërmarrësit tanë”, ka shkruar Kusari-Lila./IndeksOnline/

