Kusari-Lila pasi dështoi koalicioni me LVV thotë se partia e saj mund të shkoj e vetme në zgjedhje
Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka larguar mundësinë që të shkojnë të vetëm në zgjedhje.
Pasi dështoi koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Kusari-Lila u shprehë për Indeksonline se nuk ka asgjë konkrete për ndonjë koalicion të mundshëm.
“Nuk e kemi të sigurt asgjë, për shkak se, e para është afat i shkurtër, e dyta nuk ka asgjë konkrete për të cilën nuk mundem me u deklaruar tashmë.”, u shprehë ajo.
Tutje, ajo nuk e
largoi mundësinë që Alternativa të shkoj e vetme në zgjedhje.
“Po natyrisht, deri në ora 12-të nëse nuk ka asgjë, atëherë shkojmë vet në
zgjedhje.”, përfundoi ajo./Indeksonline/