Kusari-Lila për diasporën: Të jetë vullneti i njëjtë sikur në zgjedhjet qendrore – mërgata ka rol kyq në ndryshime

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për Syri TV, ka thënë se roli i mërgatës në Kosovës është me vlerë në ndryshimet demokratike.
Kusari-Lila nga Zvicra bëri thirrje që diaspora të mobilizohet dhe të votoj në zgjedhjet lokale në mënyrë që të ndihet e përfshirë në zhvillimet komunale, shkruan IndeksOnline.
“Mërgimtarët janë gjithmonë një urë stabile e proceseve zhvillimore dhe ndyshimeve pozitive në Kosovë.
Ndikimi i mërgimtarëve për Kosovën është tëpër i çmueshëm, përmbajtësor dhe esencial në të gjitha fazat e shtetësisë së Kosovës.
Roli i mërgatës ka qenë gati kyq në ndryshime dhe në kthesa historike për popullin shqiptar.
Në rastin konkret besoj që ajo çka ne duam është që të kemi mërgatën të trajtoj dhe të ndjej vetën edhe pjesë e vendimarrjes lokale. Procesi zgjedhor i nivelit qendror dhe atij lokal nuk janë të njëjta por ne duam që pjesëmarrjen e njëjtë ta ketë në dy proceset. Zhvillimi komunal duhet ta përfshijë mërgatën”, tha ajo.