75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 26 Shtator 2025 / F.R

Kusari-Lila për pezullimin e dialogut strategjik: S’ishte befasi, mesazhe nga ShBA kishte edhe më herët

Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kusari-Lila tha se nuk e sheh si të papeshë pezullimin e dialogut strategjik, teksa tha se mesazhi që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës beson se është kuptuar në Kosovë.

“Nuk kam kërkuar shpjegim dhe e kam ditë pse ka ardhur. E kuptoj se deri ku ose çfarë mund të jetë bindja apo veprimi i Kurtit pas gjithë këtyre viteve të bashkëpunimit në raport me këtë. E di se nuk e ka të lehtë dhe e di se do të bëjë përpjekje maksimale që të jemi gjithmonë aty ku kemi qenë dhe mbesim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kusari-Lila në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ajo tregoi se pezullimi i dialogut strategjik nuk e ka zënë shumë në befasi Qeverinë e Kosovës, pasi sipas saj, edhe më herët ka pasur ngecje në zbatimin e tij.

“Në mënyrën e efektit dhe ndikimit që ka ndodhur në pezullimin e dialogut strategjik, e di që ka pasur ngecje të mëhershme në zbatimin e dialogut strategjik për arsye se ka pasur mesazhe më herët. Nuk ka qenë shumë e befasishme një deklaratë publike”, tha ajo.