Kusari-Lila për Vjosa Osmanin: Uroj që sonte të përmbyllim seancën me Osmanin presidente

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën për zgjedhjen e presidentit ka prezatuar kandidaten për presidente Vjosa Osmanin, duke treguar biografinë e saj, shkruan IndeksOnline.
Ajo tregoi të arriturat e Osmanit në politikë.
“ Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë uroj që sonte të përmbyllim këtë seancë me zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmanin”, tha ajo./IndeksOnline/